Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Rusia nuk do të jetë pjesë e përpjekjeve që do t'a nxitë Serbinë t'a pranojë pavarësinë e Kosovës, e transmetojnë agjencitë e lajmeve, ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, në takimin e fuqive të mëdha për Lindjen e Mesme që po mbahet në Berlin.
"Vendimi për Kosovën mund të mirret vetëm nëse të dyja palët, Serbia dhe Kosova arrijnë pajtueshmëri. Askush nuk mund t'u imponojë zgjidhjen. Në çdo rast, Rusia nuk do të jetë pjesë e ndonjë plani të tillë", ka thënë Lavrov.
"Kam respekt për Martti Ahtisaarin, por nuk është punë e tij të vendosë nëse është kohë e duhur për të marrë vendime", ka thënë Lavrov.
XS
SM
MD
LG