Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës ambasadori amerikan në Beograd Roderick Moor ka thënë se do të ishte më së mirë që Prishtina dhe Beogradi me kompromis të arrijnë marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sipas tij, plani i Martti Ahtisaarit është bazë e mirë për zgjidhjen e problemit përderisa të dyja palët me vullnet po marrin pjesë në konsultimet e Vjenës.
Moor ka thënë se çështja më e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me jetën dhe pozitën e qytetarëve të Kosovës, dhe se kjo duhet të zgjidhet në mënyrën më të mirë.
XS
SM
MD
LG