Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë, e duhur dhe plotësisht e suksesshme, ka thënë kryeministri britanik Tony Blair, duke folur para Dhomës së Ulët të Parlamentit Britanik. "Natyrisht mbetet ende për t'u vërtetuar me statusin e Kosovës, por si rezultat i ndërhyrjeve, do të thoja se ka ndryshuar i tërë Ballkani", ka thënë Blair, për të shtuar se "për herë të parë në 100 vjetët e fundit, Ballkani është para një perspektive për paqe dhe integrim evropian".
"Megjithatë, më duhet të shpreh besimin tim të thellë që ndërhyrja ndërkombëtare ka qenë e duhur dhe e drejtë", ka thënë kryeministri Blair.
XS
SM
MD
LG