Ndërlidhjet

VJENË


Agjencia Ndërkombtare për Energji Bërthamore bëri të ditur se Irani ka dështuar të ndal aktivitetet e pasurimit të uraniumit deri më 21 shkurt, siç ishte kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Refuzimi për t'a pasur parasysh afatin e caktuar nga Këshilli i Sigurimit, mund t'i vendos Iranit sanksione.
Sipas raportit, Teherani i ka zgjeruar operacionet bërthamore, në vend se t'i ndal ato.
Në raport thuhet se Teherani i ka instaluar dy kaskada me më shumë centrifuga në uzinën nëntokësore në Natanz, si dhe dy kaskada tjera afër saj. Ky raport, do t'u dërgohet 35 vendeve anëtare të bordit të Agjencisë, si dhe Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG