Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm i Danimarkës Per Stig Meler tha se vendi i tij e mbështet propozimin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës dhe vendimin që do ta marrë Këshilli i Sigurimit.
"Ju duhet ta dini se Danimarka e mbështet Ahtisaarin dhe ne gjithashtu do ta mbështesim rezultatin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shpresojmë që palët në bisedimet e Vjenës do të jenë konstruktive", tha shefi i diplomacisë daneze, i cili u takua me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Çeku.
Ministri danez u takua edhe me udhëheqësit e opozitës, Hashim Thaçi dhe Veton Surroi.
XS
SM
MD
LG