Ndërlidhjet

SHKUP


Policia e Maqedonisë ka arrestuar 35 pjesëtarë të policisë dhe doganës, nën dyshimet se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare dhe kanë marrë mito.
Aksioni është kryer sot në vendkalimet kufitare Bogorodica dhe Mexhitlija në kufirin me Greqinë, në Bllace në kufi me Kosovën dhe në Deve Bair në kufirin me Bullgarinë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski tha se në aksionin e arrestimit kanë marrë pjesë më shumë se 400 policë, dhe paralajmëroi se në vazhdim e sipër janë edhe arrestime tjera.
XS
SM
MD
LG