Ndërlidhjet

SIDNEJ


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk duhet ta lejojnë Iranin që të bëhet fuqi bërthamore.
"Ne besojmë se do të ishte gabim serioz nëqoftëse një vend si Irani do të bëhej fuqi bërthamore" tha Cheney gjatë vizitës në Australi, ku u takua me kryeministrin John Howard.
Cheney gjithashtu tha se Uashingtoni është i përkushtuar që krizën bërthamore me Iranin ta zgjidhë me mjete diplomatike, por nuk e përjashtoi as mundësinë e përdorimit të forcës që Republika Islamike të mos sigurojë armë bërthamore.
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad tha se vendi i tij duhet ta vazhdojë programin bërthamor, pasi Teherani nuk e përfilli afatin e Kombeve të Bashkuara për të pezulluar pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG