Ndërlidhjet

PRISHTINË


NATO-ja dhe KFOR-i nuk do të lejojnë kurrfarë dhune në Kosovë, pasi ajo është kundërproduktive dhe shkatërruese për të ardhmen e Kosovës, tha sot në Prishtinë, komandanti i krahut jugor të NATO-s admirali Harry Ulrich, duke shfaqur besimin e tij se populli i Kosovës nuk do ta tolerojë dhunën. Admirali Ulrich, i cili sot ka takuar krerët e pranisë ushtarake dhe civile ndërkombëtare në Kosovë, si dhe udhëheqësit e institucioneve dhe të opozitës, tha se kryendërmjetësi ndërkombëtar për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari ka prezantuar një rrugë të qartë përpara për të ardhmen e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, një rrugë që nuk guxon të rrezikohet nga dhuna.
"Niveli aktual i ushtarëve që kemi këtu është i mjaftueshëm dhe i aftë për t'u përballur me çfarëdo situate që mund të ndodh, pasi unë kam besim te populli i Kosovës", tha Ulrich.
Ndërkaq presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku thanë pas takimit me admiralin Ulrich, se roli i NATO-s në Kosovë është i domosdoshëm edhe pas zgjidhjes së statusit.
"Ne e mirëpresim faktin se presidenti Ahtisaari e parasheh në propozimin e tij një rol të vazhdueshëm për NATO-n në Kosovë, e parasheh një bashkëpunim të ngushtë të institucioneve të Kosovës me NATO-n dhe e parasheh shumë qartë se e ardhmja e Kosovës është në NATO", ka thënë kryeministri Çeku.
XS
SM
MD
LG