Ndërlidhjet

SEATTLE


Gjiganti i softuerit Microsoft, është urdhëruar të paguajë 1.5 miliard dollarë dëmshpërblim për shkak se ka shfrytëzuar teknologinë MP3 në sistemin e vet operues, pa autorizim të plotë.
Gjykata amerikane vendosi në favor të kompanisë franceze Alcatel-Lucent, e cila pohon se është pronare e ligjshme e teknologjisë MP3, që përdoret në sistemet Windows.
Ekspertët thanë se vendimi i gjykatës mund të bëjë që Alcatel-Lucent të paditë edhe kompanitë tjera që besohet të kenë shfrytëzuar teknologjinë në fjalë.
XS
SM
MD
LG