Ndërlidhjet

ROMË


Presidenti italian Giorgio Napolitano i ka bërë thirrje Romano Prodit që t'a mbajë postin e kryeministrit dhe të ballafaqohet me votimin e ri për votbesim në parlament. Prodi ndërkaq ka thënë se do të kërkojë votbesimin në parlament "sa më shpejtë të jetë e mundur".
"E falenderoj presidentin për besimin e treguar ndaj meje, e poashtu edhe shumicës që më përkrahën. Do të vazhdojë të kërkoj votbesimin në parlament sa më shpejtë të jetë e mundur, natyrisht me përkrahjen e koalicionit të bashkuar që është i vendosur t'a ndihmojë vendin në këtë shkallë të rëndë, dhe që së bashku t'i shtyjmë proceset përpara", tha Prodi.
Romano Prodi dha dorëheqje pasi qeveria e tij humbi në votimin në Senat, që kishte të bënte me politikat e jashtme.
XS
SM
MD
LG