Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Irani nuk do të tërhiqet nga programet e tij bërthamore përballë presionit të perëndimit, deklaroi presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad. Ai e cilësoi perëndimin si tren pa frena, gjatë një fjalimi të mbajtur në Teheran.
Gjatë javës që po lëmë pas përfundoi afati i vendosur nga Kombet e Bashkuara, që Irani të ndërprersë programet për pasurimin e uraniumit. Zëvendësministri i jashtëm, Mançur Motaki tha se Irani është i përgatitur për çdo skenar, përfshi dhe një luftë të mundshme.
Mediat iraniane raportuan se Teherani e ka lëshuar me sukses raketën e parë në hapësirë, duke mos dhënë detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG