Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviq ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe ka thënë se krijimi i entitetit serb në Kosovë nuk do të thotë asgjë nëse nuk ruhet tërësia territoriale e Serbisë. Zoti Drashkoviq i ka deklaruar të përditshmes beogradase Blic se duhet të fillohet nga zgjidhja që e kënaq edhe Serbinë e edhe shqiptarët e Kosovës. Sipas tij, zgjidhje e këtillë është "një Serbi – dy sisteme". Duke e shpjeguar këtë formulë ai ka thënë se "kjo nënkupton se shqiptarët udhëheqin me Kosovën, ndërsa njëkohësisht nuk ndryshohen kufijtë e Serbisë".
XS
SM
MD
LG