Ndërlidhjet

HOLLIVUD


Një numër i filmave me përmbajtje politike kanë fituar çmimin Oskar në ceremoninë e sotme në Hollivud. Çmimi për filmin më të mirë të jashtëm e mori filmi gjerman "Jetët e të tjerëve", që është një triler për agjentët e policisë sekrete Stasi në vitet e 80-ta në Gjermninë Lindore. Fitues i çmimit Oskar për filmin më të mirë dokumentar është "Një e vlërtetë e papërshtatshme", që ka për bazë fushatën e ish zëvendës presidentit amerikan, Al Gore për çështjen e ngrohjes globale. Forest Whitaker fitoi çmimin për aktorin më të mirë, ndërsa Helen Mirren u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj të mbretëreshës Elizabeta. Çmimin për regji e mori Martin Scorsese.
XS
SM
MD
LG