Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata ndërkombëtare në Hagë theksoi se Sebia nuk ishte përgjegjëse direkte për gjenocid ose komplotim për të përkrahur gjenocidin gjatë luftës në Bosnje që zgjati 3 vjet.
Tribunali i Hagës tha se Serbia do duhej të bënte përpjekje që t'i ndal masakrat në Bosnje, ndërsa vrasjen e rreth 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë gjykata e cilësoi gjenocid.
Vendimin e bëri të ditur kryetarja e Gjykatës, Rosalyn Higgins.
"Gjykata kujton se gjenocidi në Srebrenicë, nuk është kryer në territorin e Serbisë. Nga kjo konkludohet se ajo nuk mund të akuzohet para kësaj gjykate se ka marrë pjesë në gjenocidin në Srebrenicë", tha Higgins.
Bosnja e kishte akuzuar Serbinë për gjenocid gjatë luftës në vitet 1992-95.
XS
SM
MD
LG