Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata Ndërkombëtare në Hagë tha se Serbia nuk ishte përgjegjëse direkte për gjenocid ose komplotim për mbështetje të gjenocidit gjatë luftës në Bosnje.
Tribunali tha se Serbia duhej të bënte përpjekje që t'i ndalë masakrat në Bosnje, ndërsa vrasja e rreth 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë u cilësua gjenocid.
Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana e vlerëoi si të drejtë vendimin e gjykatës.
"Pa dyshim që e pranojmë vendimin e gjykatës. Mendoj se kjo do të kontribuojë në mbylljen e një kapitulli dramatik të historisë, që ishte vërtet i dhimbshëm dhe i dëmshëm për shumë njerëz", tha Solana.
Bosnja e kishte akuzuar Serbinë për gjenocid gjatë luftës në vitet 1992-95.
XS
SM
MD
LG