Ndërlidhjet

LONDËR


Diplomatë të lartë të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania filluan hartimin e rezolutës së re për shtrëngimin e sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit.
Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme britanike thuhet se diplomatët patën diskutime produktive dhe serioze rreth hapave të ardhshëm ndaj Iranit. Poashtu thuhet se fuqitë botërore mbeten të përkushtuara në gjetjen e një zgjidhjeje të negociuar përballë kësaj krize.
Më herët sekretarja e shtetit, Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bisedojnë me Iranin nëse ky vend i ndal aktivitetet e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG