Ndërlidhjet

SARAJEVË


Udhëheqësit e komuniteteve boshnjake dhe kroate në Bosnjë Hercegovinë kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare me qendër në Hagë. Gjykata vlerësoi se Serbia nuk është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për gjenocidin në Bosnjë.
Anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe, Harri Silajxhiç deklaroi:
"Prisnim që vendimi të njihte përgjegjësinë e plotë të Serbisë dhe Malit të Zi, por sërish Serbia dhe Mali i Zi janë fajtore pasi kanë shkelur konventën ndërkombëtare mbi gjenocidin, parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve të tilla."
Presidenti serb Boris Tadiç pas vendimit të djeshëm kërkoi nga Parlamenti të dënojë vrasjet në Srebrenicë.
XS
SM
MD
LG