Ndërlidhjet

BERLIN/UASHINGTON


Gjermania, si kryesuese e rradhës së Bashkimit Evropian, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare rreth gjenocidit në Bosnjë, ka kërkuar nga Serbia që "të distancohet nga krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit në emër të ish Republikës Federale të Jugosllavisë".
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormak duke komentuar vendimin në fjalë tha:
"Shpresojmë se popujt e rajonit do ta përdorin këtë vendim si mundësi për pajtim dhe njëherësh të përfitojnë nga ky moment të vazhdojnë përpjekjet në këtë drejtim. Në rastin e Serbisë, Beogradi duhet të marrë hapa shtesë siç kërkohet dhe nga bashkësia ndërkombëtare, që të çojnë përpara procesin e shërimit dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për këto krime".
XS
SM
MD
LG