Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryesuesi i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos u bëri thirrje autoriteteve të Serbisë që të miratojnë një qasje konstruktive në fazën e fundit të konsultimeve për statusin e Kosovës.
"I kam inkurajuar liderët serbë që në mënyrë konstruktive të angazhohen në konsultimet për Kosovën", tha Moratinos pas takimit me presidentin Boris Tadiq, kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe ministrin e Jashtëm, Vuk Drashkoviq.
"Për të ruajtur karakterin shumëetnik të Kosovës, të gjitha palët, përfshirë Beogradi, Prishtina dhe serbët e Kosovës, duhet të punojnë për një kompromis, duke patur parasysh se propozimi i të dërguarit të KB, Martti Ahtisaari synon të gjejë një zgjidhje për çështjen e statusit të Kosovës", ka thënë Moratinos.
Tadiq ka thënë se Serbia do të udhëheqë politika paqësore, e jo politikat e viteve të 1990-ta.
"Serbia dëshiron kompromis. Nuk duam zgjidhje që do të çonte në shkallëzimin e dhunës apo jostabilitetit në rajon, por ne presim mirëkuptim për përpjekjet tona për ta ruajtur integritetin territorial të vendit tonë", ka thënë Tadiq, për të shtuar se "pavarësia e Kosovës është e papranueshme".
Në një deklaratë të lëshuar pas takimit, Koshtunica ndërkaq ka thënë se "çdo zgjidhje e imponuar do të kishte pasoja serioze për stabilitetin".
XS
SM
MD
LG