Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Udhëheqësit e komuniteteve boshnjake dhe kroate në Bosnjë Hercegovinë kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Gjykata vlerësoi se Serbia nuk është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për gjenocidin në Bosnjë.
"Prisnim që vendimi të njihte përgjegjësinë e plotë të Serbisë dhe Malit të Zi, por sërish Serbia dhe Mali i Zi janë fajtore pasi kanë shkelur konventën ndërkombëtare mbi gjenocidin, parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve të tilla", tha Hari Silajxhiq anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe.
Gjermania, si kryesuese e radhës e BE-së, kërkoi nga Serbia që "të distancohet nga krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit në emër të ish Republikës Federale të Jugosllavisë".
Vendimin e komentoi edhe zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Sean McCormack.
"Shpresojmë se popujt e rajonit do ta përdorin këtë vendim si mundësi për pajtim, dhe njëherësh të përfitojnë nga ky moment që t'i vazhdojnë përpjekjet në këtë drejtim. Në rastin e Serbisë, Beogradi duhet të ndërmarrë hapa shtesë, siç kërkohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare, që të çojnë përpara procesin e shërimit dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për këto krime", tha Sean MCormack.
XS
SM
MD
LG