Ndërlidhjet

VJENË


Sot në Vjenë vazhduan bisedimet konsultative mes Prishtinës dhe Beogradit lidhur me decentralizimin. Para takimit, kryenegociatori Martti Ahtisaari tha se dita e sotme është shumë e rëndësishme sepse bisedohet për decentralizimin.
Kryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Lutfi Haziri tha se Prishtina e mbështet planin e Ahtisaarit, dhe konsideron se ky dokument është pozitiv, por shtoi se dallimet midis dy palëve po thellohen.
"Struktura komanduese e policisë do të jetë unike, ashtu siç është paraparë me planin e Ahtisaarit. Delegacioni serb dëshiron që ta ndajë zgjedhjen e komandantit të policisë lokale dhe pushtetin qendror", tha Haziri.
Koordinatori i ekipit serb Sllobodan Samarxhiq tha se
lidhjet direkte të komunave serbe me Beogradin "nënkuptojnë mbijetesën e popullit serb dhe kthimin e tij në Kosovë".
"Shqiptarët ishin kundër kësaj, sepse druajnë që edhe ndonjë bashkësi tjetër përveç serbëve të ketë komunat e veta në Kosovë", tha Samarxhiq.
Anëtari tjetër i delegacionit serb Leon Kojen tha se propozimi për formimin e entitetit serb në Kosovë ka shkaktuar më së shumti reagime në takimin e sotëm.
kojen tha se entiteti serb është i domosdoshëm sepse "populli serb duhet të ketë një qendër", dhe se duhet të ketë një mënyrë për të mbrojtur interesat e tij.
XS
SM
MD
LG