Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Pjesëmarrësit e protestës para ambasadës amerikane në Beograd, sot kanë porositur se janë kundër zgjidhjes së propozuar nga kryenegociatori Martti Ahtisaari, dhe kanë kërkuar që Kosova të mbetet pjesë përbërëse e Serbisë.
Tubimi ka kaluar pa incidente, ndërsa Associated Press e transmeton policinë të ketë thënë se kanë marrë pjesë rreth 15 mijë protestues.
Kryetari i Këshillit Nacional Serb Millan Ivanoviq deklaroi në tubim se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara janë "kreator të planit të Ahtisaarit".
Para protestës, një delegacion i serbëve të Kosovës u pranua nga i ngarkuari me punë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd Roderick Moore.
Protestën e organizuar nga Këshilli Nacional Serb, e mbështetën edhe Partia Radikale Serbe, Partia Demokratike e Serbisë dhe Partia Socialiste e Serbisë.
XS
SM
MD
LG