Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një grup prej pesë policësh dhe gardianësh të burgut në Prokuple, janë arrestuar për ndërlidhje me vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi në vitin 1999.
Arrestimi është kryer para dy ditësh, ndërsa të pestët nesër do të paraqiten para gjykatësit hetues.
Të arrestuarit kanë dëshmuar në gjykimin e dy ish policëve Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët në gjykatën për krime të luftës akuzohen për vrasjen e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, shtetasve amerikanë me origjinë nga Kosova.
Të arrestuarit akuzohen se më 9 korrik, 1999, ua kanë dorëzuar vëllezërit Bytyçi pjesëtarëve të panjohur të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilët më pas i kanë vrarë në Petrovo Sello.
XS
SM
MD
LG