Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Në Vjenë sot vazhduan bisedimet konsultative të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e të dërguarve të Kombeve të Bashkuara. Në takimin e sotëm, që filloi në orën 10 në qendrën Austria, po shqyrtohet aneksi i propozimit të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari për trashëgiminë kulturore dhe fetare. Para fillimit të takimit, Ylber Hysa nga delegacioni i Kosovës, tha se "derisa pala tjetër është e hapur që trashëgiminë ta konsideroj si diçka që na bashkon, e jo si diçka që na ndanë dhe se kjo nuk duhet të keqpërdoret politiksht, ne jemi afër marrëveshjes". Anëtari i delegacionit të Serbisë, Dejan Batakoviq deklaroi se për Beogradin nuk është i rëndësishëm vetëm numri i zonave mbrojtëse rreth manastireve, kishave dhe përmendoreve në Kosovë, por edhe madhësia e tyre.
XS
SM
MD
LG