Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha mbrëmë vonë se Shtetet e Bashkuara dhe Iraku do ta fillojnë në nismë diplomatike për ta ftuar Iranin dhe Sirinë në një konferencë për stabilizimin e Irakut. Uashingtoni, një kohë të gjatë, u ka rezistuar ftesave për përfshirjen e Iranit dhe Sirisë në bisedat për të ardhmen e Irakut dhe ka akuzuar të dy vendet se po e nxisin dhunën atje. Para një komiteti të Senatit, zonja Rice tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në dy takime rajonale, që qeveria e Irakut i ka planifikuar për muajin mars dhe prill.
XS
SM
MD
LG