Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Trupat e koalicionit në Afganistan kanë vrarë tre militantë të dyshuar talibanë në përleshjet në provincën jugore, Zabul. Guvernatori lokal, Fazel Bari tha se përleshja kishte filluar mbrëmë vonë. Luftimet u bënë pasi pjesëtarë të talibanëve morën përgjegjësinë për sulmin me bombë gjatë ditës së djeshme në një bazë ushtarake ajrore të Shteteve të Bashkuara, gjatë vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Dick Cheney. Sipas një zyrtari të ministrisë së brendshme me këtë rast ishin vrarë 20 vetë, përfshirë këtu edhe katër persona të jashtëm.
XS
SM
MD
LG