Ndërlidhjet

BEOGRAD


Katër persona janë arrestuar sot në Beograd, që dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e tre vëllezërve, shtetas amerikanë me origjinë kosovare.
Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyqi janë vrarë verën e vitit 1999 pasi ishin nisur nga Amerika për t'ju bashkangjitur rradhëve të UÇK-së. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në një varrezë masive në Serbi.
Mediat serbe njoftojnë se të arrestuarit janë, zëvendës komandanti i njësisë speciale të policisë Milenko Arsenijeviç dhe tre oficerë tjerë të policisë serbe.
XS
SM
MD
LG