Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Belgjika është zotuar t'i bllokojë lëvizjet e vendeve të Bashkimit Evropian që përpiqen të zbusin qëndrimin ndaj Serbisë, duke thënë se Beogradi ende duhet të tregojë se është serioz në dorëzimin e kriminelëve të luftës përpara se të gëzojë marrëdhënie të afërta me familjen evropiane.
Megjithatë disa diplomatë kanë thënë se një numër i vende të BE-së besojnë se zbutja e qëndrimeve do të shërbejë për t'a ndihmuar Serbinë të përballet me humbjen e mundshme të sovranitetit mbi Kosovën. "Në të kaluarën kemi respektuar autoritetin e Gjykatës dhe tash fare papritur duhet të vihemi në pozitën që të themi se nuk e respektojmë më këtë gjykatë", ka thënë në një intervistë për agjencinë Reuters, shefi i diplomacisë belge, Karel de Gucht. "Nëse fillojmë t'a bëjmë një gjë të tillë, atëherë dëmtohet ligji ndërkombtarë, çfarë është e papranueshme", ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG