Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thanë se të ulesh së bashku me përfaqësuesit iranianë më konferencën ndërkombëtare për Irakun, nuk është ndryshim dramatik në politikën amerikane ndaj Teheranit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Tony Snou tha se nuk do të ketë bisedime bilaterale ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit apo SHBA-së dhe Sirisë në konferencën që pritet të mbahet në Bagdad në mars apo prill.
Snou i bëri këto komente pasi zyrtarë irakianë konfirmuan pjesëmarrjen e Iranit dhe Sirisë në konferencën ndërkombëtare për Irakun.
XS
SM
MD
LG