Ndërlidhjet

VIESBADEN


Ministrat e Mbrojtjes së Bashkimit Evropian diskutuan planet për tërheqjen graduale të misionit paqëruajtës në Bosnje, dhe rritjen e angazhimit të unionit në Kosovë.
Në këtë takim dy ditor që po mbahet Viesbaden të Gjermanisë, Kosova është ndër temat kyçe, pasi pritet që Bashkimi Evropian të marrë një rol të rëndësishëm pas përcaktimit të statusit. Bashkëpunimi BE-NATO në Kosovën e pas statusit, gjithashtu është pjesë e agjendës.
"Po shohim nga afër zhvillimin e ngjarjeve dhe misioni ynë do t'i përshtatet ecurisë së zhvillimeve në Kosovë", tha zyrtari i NATO-s, gjenerali francez Zhan Pol Perrush.
XS
SM
MD
LG