Ndërlidhjet

LONDËR


Britania do të tërheqë në dy –tre muajt e ardhshëm 1500 trupa nga Iraku. Kryeministri Blair ditë më parë e bëri publik vendimin për zvogëlimin e trupave në Irak me 1600 ushtarë.
Nga ana tjetër ministri britanik i Mbrojtjes Adam Ingram tha se Britania do tërheq 600 ushtarët e mbetur në Bosnje pas 15 vjetësh shërbimi në këtë vend.
"Situata e sigurisë në Bosnje është stabile. Autoritetet lokale janë të aftë të ballafaqohen me të gjitha situatat. Pjesëtarët e gardës që aktualisht janë të vendosur në Bosnje nuk do të kenë nevojë të zëvendësohen, andaj më shumë se 600 ushtarët, do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar", tha Ingram.
XS
SM
MD
LG