Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës në një fjalim publik, duke kërkuar nga ata që të qëndrojnë larg organizimeve dashakëqija dhe të dëmshme për pavarësinë e Kosovës, siç u shpreh ai.
"Ata që planifikojnë, nxisin dhe ushtrojnë dhunën për qëllime politike janë kundër pavarësisë së Kosovës, meqë propozimi i presidentit Ahtisaari e shpie Kosovën pashmangshëm në pavarësim", tha presidenti Sejdiu.
"Pas prezantimit të propozimit të presidentit Ahtisaari në Kosovë ka pasur edhe reagime kundërshtuese me protesta në rrugë, të cilat më 10 shkurt kanë degjeneruar në dhunë të papranueshme dhe fatkeqësisht në humbjen e dy jetëve. Përsëritja eventuale e ngjarjeve të tilla të dhunshme e rrezikon seriozisht procesin e pavarësimit të Kosovës dhe këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët i ftoj të qëndrojnë larg organizimeve të tilla dashakëqija", tha presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG