Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Ministri britanik i Mbrojtjes Adam Ingram tha se Britania do t'i tërheqë 600 ushtarët e mbetur në Bosnje pas 15 vjet shërbimi atje, pasi sipas tij, situata e sigurisë në këtë vend është stabile.
Tërheqjen e trupave britanike nga Bosnja e komentoi edhe shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana.
"Situata e sigurisë në Bosnje është shumë më e mirë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin politik me autoritetet në Bosnje. Ende mbetet mjaft për t'u bërë në aspektin politik dhe në ndërtimin e një shoqërie por jo në aspektin e sigurisë, ngase është në nivelin e duhur", tha Solana.
XS
SM
MD
LG