Ndërlidhjet

logo-print

VARSHAVË


Qeveria e Polonisë e mbështet planin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës, dhe i bën thirrje Serbisë të pajtohet me realitetin dhe të përqëndrohet në integrimin evropian, tha në parlamentin polak zv. ministri i Jashtëm, Pavel Koval.
Në një diskutim për Kosovën në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme, Koval theksoi se Polonia është kundër shtyrjes së zgjidhjes së statusit si dhe kundër ndarjes së Kosovës.
Koval e akuzoi Beogradin zyrtar se negociatave me shqiptarët u është qasur me obstrukcion. "Konsiderojmë që pengimi i përpjekjeve të Ahtisaarit nga ana e Beogradit nuk u shërben interesave të shoqërisë serbe. Serbia duhet të pajtohet me realitetin dhe të fokusohet në aktivitetet që do ta afronin me Bashkimin Evropian", tha Koval.
Deklarata e tij ndryshon nga qëndrimi i deritashëm i Varshavës. Në fillim të shkurtit, presidenti Lech Kaczynski tha se Kosova duhet të fitojë autonomi të gjerë, por brenda Serbisë.
XS
SM
MD
LG