Ndërlidhjet

VJENË


"Palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket çështjes së statusit", ka deklaruar në përfundim të takimit të Vjenës kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.
Më tej ai ka shtuar se "do të shqyrtojë vërejtjet e ngritura gjatë fazës së fundit të bisedimeve konsultative" në mënyrë që të shohë mudnësinë e ndonjë ndryshimi eventual.
Nuk priten ndryshime thelbësore në propozimin e Ahtisaarit dhe ai do t'i dorëzohet Këshillit të Sigurimit si i tillë.
Por zëvendësi i zotit Ahtisaari, diplomati austriak Albert Rohan tha se megjithë qëndrimet e njëjta në çështjen kryesore, atë të statusit, bisedimet "ishin jashtëzakonisht të dobishme pasi palët diskutuan drejtpërdrejt". Vetë Ahtisaari tha se bisedimet në fjalë ndihmuan në zvogëlimin e dallimeve në çështje të tjera.
Kreu i delegacionit të Kosovës, Skënder Hyseni tha se qëndrimi i Beogradit për të paraqitur një dokument plotësisht të ri ishte dëshpërues dhe destruktiv. Ndërsa përfaqësuesi serb leon Kojen tha se "ashtu siç pritej nuk ka pasur asnjë marrëveshje".
Pas këtij takimi zyra e Ahtisaarit do organizojë dhe një takim të fundit më 10 mars e pas kësaj çështja do shkojë në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG