Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në orën 14 në Prishtinë lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një protestë drejtuar kundër pakos së Ahtisaarit për statusin e Kosovës dhe kundër ekipit negociues. Edhe organizatorët e protestës edhe policia kanë thënë se do të bëjnë përpjekje që protesta të jetë paqësore. Në protestën e dhjetë shkurtit organizuar nga Vetëvendosja dy protestues patën humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë qenë lënduar gjatë përleshjeve me policinë. Krerët e institucioneve i kanë ftuar qytetarët që të mos u bashkohen protestave të dhunshme, duke i vlerësuar ato të dëmshme për procesin e pavarësimit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG