Ndërlidhjet

PRISHTINË


Protesta e sotme e lëvizjes Vetëvendosje, që u mbajt në Prishtinë, kundër pakos së të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisaari për statusin e Kosovës dhe kundër ekipit negociues të Kosovës, kaloi pa incidente.
Nëpër rrugën kryesore Nëna Terezë në Prishtinë, kah kanë marshuar protestuesit, nuk ka pasur forca policore, ndërkohë që policia ka qenë e pozicionuar përreth ndërtesave të Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës.
Njëri nga udhëheqësit e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se pakoja e Ahtisarit është e dëmshme për Kosovën dhe popullin e saj. Ai akuzoi anëtarët e ekipit negociues të Kosovës se nuk po e flasin të vërtetën duke e paraqitur pakon e Ahtisaarit si të favorshme.
Në protestën e organizuar nga kjo lëvizje, me 10 shkurt, gjatë përleshjeve me policinë, u vranë dy protestues dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG