Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zyrtarët e Pakistanit hodhën poshtë deklaratat e bëra në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas të cilave forcat amerikane në Afganistan kanë autorizuar ndjekjen e pjesëtarëve të Al Kaidës dhe militantëve talebanë brenda territorit të Pakistanit.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Pakistanit Tasim Aslam tha se nuk ekziston marrëveshje e tillë ndërmjet Islamabadit dhe Uashingtonit.
Përfaqësuesit amerikanë dhe afganë më herët kanë thënë se militantët e përdorin territorin e Pakistanit si bazë për përgatitjen e sulmeve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG