Ndërlidhjet

SHËN PETERSBURG


Rreth tre mijë protestuesë u përleshën me policinë në Shën Petersburg, gjatë protestës kundër Kremlinit.
"Revolucion! Rusia pa Putinin! Poshtë shteti policor!" thirrnin protestuesit.
Shumë veta u arrestuan nga policia, në mesin e të cilëve edhe lideri ultranacionalist Eduard Limonov.
Protesta u organizua nga grupi opozitar "Rusia Tjetër". Ata akuzojnë presidentin rus Vladimir Putin se po shkel të drejtat civile para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG