Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski konfirmoi sot se së shpejti mund të pritet një takim ndërmjet tij e liderëve të partisë shqiptare opozitare, BDI me praninë e ndërkombëtarëve. Është kjo hera e parë që zoti Gruevski shprehet i gatshëm që ta pranoj kërkesën e BDI-së për prani ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Tito Petkovski, kryetar i Partisë së re social-demokrate, që është pjesë përbërëse e koalicionit qeveritar, ka shfaqur idenë që Bashkimi Demokratik për Integrim të ftohet që të bëhet pjesë e qeverisë, si hap që do ta relaksonte situatën politike në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG