Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Trupat e Shteteve të Bashkuara kanë arrestuar tre kryengritës të dyshuar dhe kanë plagosur një grua irakiane gjatë ndërhyrjes në një xhami sot në Bagdad. Ushtria amerikane tha se në mesin e të arrestuarve është edhe një "terrorist i dyshuar" që mendohet se ishte përgjegjës për shpërndarjen e armatimit dhe të materialeve shpërthyese për kryengritësit. Armata amerikane poashtu thotë se gjatë operacioneve triditëshe në veri të Bagdadit, janë arrestuar më se 50 kryengritës të dyshuar. Njëherësh, një grup irakian i ndërlidhur me al-Kaidën në internet e ka paraqitur një video ku shihet vrasja me stil ekezekutimi e 18 trupave të sigurisë së Irakut.
XS
SM
MD
LG