Ndërlidhjet

PEKIN


Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, John Negroponte tha sot në Pekin se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin më tepër transparencë në rritjen e vazhdueshme të ushtrisë kineze. Këto komente zoti Negroponte i bëri pasi Kina shpalli se buxheti për shpenzime ushtarake këtë vit do të rritet për 17.8%, që kap një shumë prej 45 miliardë dollarë. Zyrtari i lartë amerikan tha se Uashingtoni do të dëshironte më tepër dialog me Pekinin lidhur me qëllimin e kësaj rritjeje.
XS
SM
MD
LG