Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria amerikane njoftoi se 16 civilë afganë janë vrarë kur trupat e jashtme shkëmbyen zjarr me persona të armatosur pasi një vetëvrasës me bombë e drejtoi makinën e tij në konvojin e tyre. Pas këtij incidenti, që ndodhi afër qytetit lindor, Jalalabad, raportohet se qindra banorë lokalë u tubuan për të protestuar. Njëherësh, forca ndihmëse ndërkombëtare e sigurisë, ISAF, e udhëhequr nga NATO-ja ka njoftuar se dy pjesëtarë të saj janë vrarë në luftimet në Afganistanin jugor, gjatë ditës së djeshme.
XS
SM
MD
LG