Ndërlidhjet

SUKHUMI


Në territorin e Abhazisë sot u mbajtën zgjedhjet parlamentare, që nuk njihen nga autoritetet qendrore të Gjeorgjisë. Presidenti i Abhazisë, Sergei Bagapsh tha se votimet janë pjesë e lëvizjes së këtij territori drejtë pavarësisë. Abhazia dhe Ossetia Jugore, prej viteve të 90-ta vetë i qeverisin punët e tyre. Por, këto dy territore nuk kanë fituar njohje ndërkombëtare. Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili tha se këto zgjedhje kurrë nuk do të njihen nga Gjeorgjia ose nga bashkësia ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG