Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Anëtari i delegacionit të Serbisë në bisedimet për statusin e Kosovës, Aleksandar Simiq ka deklaruar se nuk beson se do të ketë ndryshime të mëdha në tekstin, të cilin i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari do t'ia paraqesë Këshillit të Sigurimit. Ai i tha radios B-92 se në fillim të takimeve në Vjenë e ka pyetur zotin Ahtisaari se cilat janë argumentet e tij që në propozimin për statusin e Kosovës të propozoj zgjidhje që në të vërtetë "qartë e vizaton pavarësinë". Sipas tij, zoti Ahtisaari i është shmangur përgjigjjes, por më vonë ka theksuar se në këtë pyetje do të përgjigjet në Këshillin e Siguirimit.
XS
SM
MD
LG