Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas dhe kryeminsitri Ismail Hanyiah dështuan të arrijnë progres në bisedat për formimin e qeverisë së unitetit. Takimi i tyre i mbrëmshëm në Qytetin e Gazës zgjati katër orë. Këto negociata u zhvilluan mbi bazën e marrëveshjes së arritur muajin e kaluar në Mekë të Arabisë Saudite, që krijon mundësinë e formimit të qeverisë së përbërë nga pjesëtarët e lëvizjes Fatah të presidentit Mahmud Abbas dhe të Hamasit të kryeminsitrit Ismail Hanyiah.
XS
SM
MD
LG