Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried fillon sot turneun në Ballkan. Sot ai po viziton Beogradin ku Fried takohet me zyrtarët më të lartë serbë. Këta të fundit lanë thënë se presin që diplomati i lartë amerikan të sjellë mesazhet e Shteteve të Bashkuara për Kosovën.
Fried më pas do qëndrojë dhe në Prishtinë e Shkup. Vizita e tij zhvillohet para takimit të 10 marsit të përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, që mendohet të jetë i fundit i organizuar nga kryendërmjetësi Ahtisaari.
Para vizitës në rajon, Fried ka deklaruar se asnjë zgjidhje për statusin e Kosovës nuk do të jetë ideale dhe pa rrezik, por ka shprehur bindjen se i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari para Këshillit të Sigurimit "me siguri do të dalë me propozimin më të mirë të mundshëm, të cilin Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin".
XS
SM
MD
LG