Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti serb Boris Tadiç i tha ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit Daniel Fried se "çdo lloj pavarësie për Kosovën është e papranueshme për Serbinë". Fried ka filluar turneun e tij rajonal me vizitën në Beograd, e më pas do qëndrojë dhe në Prishtinë e Shkup.
Fried përsëriti qëndrimin amerikan se plani i Kombeve të Bashkuara, i hartuar nga i dërguari Martti Ahtisaari është "i drejtë dhe i baraspeshuar" dhe kërkoi nga udhëheqësit serbë e shqiptarë që të punonin për gjetjen e një zgjidhje. Diplomati i lartë amerikan është takuar dhe me kryeministrin Koshtunica dhe ministrin e jashtëm Drashkoviç.
Para vizitës në rajon, Fried ka deklaruar se asnjë zgjidhje për statusin e Kosovës nuk do të jetë ideale dhe pa rrezik, por ka shprehur bindjen se i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari para Këshillit të Sigurimit "me siguri do të dalë me propozimin më të mirë të mundshëm, të cilin Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin".
XS
SM
MD
LG