Ndërlidhjet

SEUL


Shtetet e Bashkuara dhe Kina i bënë thirrje Koresë së Veriut që t'i respektojë marrëveshjet e hartuara në bisedimet 6-palëshe muajin e kaluar.
Zv. sekretari i Shtetit John Negroponte, tha në Seul se Pheniani duhet ta respektojë afatin 60 ditësh për mbylljen e reaktorit bërthamor.
Në Pekin, Ministri i Jashtëm i Kinës Li Zhaoxing u bëri thirrje të gjitha palëve t'i përmbushin obligimet.
Ndërkohë në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut i filluan bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve për herë të parë pas 50 vitesh.
Në bisedimet që filluan dje marrin pjesë ndihmës sekretari i Shtetit Christopher Hill dhe homologu i tij Kim Kye-Gwan.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë qenë armiq prej Luftës së Koresë së viteve 1950-53.
XS
SM
MD
LG