Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ndihmës Sekeretari amerikan i Shtetit Daniel Frid tha sot se është ende herët të thuhet se si do të votojnë e veçanta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rezolutën e re për statusin e Kosovës. "Nuk më takon mua të flas për detajet kur do të mbahet takimi. Kam dëgjuar spekulime për qëndrimin eventual të Kinës dhe të Rusisë, por Rusia është anëtare e Grupit të Kontaktit dhe të gjithë punojmë bashkë. Rusia është shumë e kujdesshme në deklaratat e saj publike" tha Frid në konferencën për shtyp në Nish të Serbisë.
Ai tha se "është gabim i madh" nëse dikush mendon se "me vota të ndryshme ndonjë shtet do të ketë sukses që ta pengojë marrjen e vendimit përfundimtar për Kosovën" në Këshillin e Sigurimit.
"Mendoj se vendimi duhet të merret gjatë këtij viti" tha Frid, i cili nuk deshi të flas rreth mundësisë që Shtetet e Bashkuara ta njohin Kosovën, nëse Këshilli i Sigurimit nuk merrë vendim për këtë.
Frid tha se nuk pret nga udhëheqësia serbe që t'i duartrokas dhe ta mbështes zgjidhjen për Kosovën që nuk i përshtatet Serbisë, por, tha se pret sjellje në përputhje me standardet botërore.
"Pavarësisht nga rezultati i bisedimeve në Vjenë, Shtetet e Bashkuara fuqimisht mbajnë qëndrimin se bashkësia serbe dhe institucionet fetare në Kosovë duhet të ruhen" tha Frid.
Pas Serbisë, ai viziton Kosovën.Fillimisht ai do të takohet në Zveçan me kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Nesër ndërkaq ai do të takojë ekipin negociues të Kosovës.
XS
SM
MD
LG